Duket e pabesueshme, por e vërtetë – Jose Mourinho mund të emërohet trajner i Real Madridit
Portali Goal.com, ka bërë një intervistë me ish presidentin e Real Madridit, Ramon Calderon, menjëherë pas shkarkimit të Jose Mourinhos nga posti i trajnerit të Chelseat.
Calderon, mendon se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, mund ta rikthejë portugezin në krye të skuadrës, duke e parë se lojtarët nuk janë aspak të lumtur me trajnerin aktual Rafa Benitez.
Mourinho në vitin 2012 ka fituar La Ligën me Real Madridin, teksa për tri vite qëndrimi te Los Blancos, ka fituar edhe Kupën e Mbretit dhe Super Kupën e Spanjës.
“Mourinho është afër që të emërohet trajner i Real Madridit. Duhet vetëm të zgjidhen disa gjëra dhe ai do të jetë atje. Nuk ka asnjë dyshim, ky është lajmi më i mirë për Florentino Perezit i cili gjendet në një pozitë të vështirë si president”, ka thënë Calderon.
“Nuk mund ta mohosh që Perez e pëlqen shumë Mourinhon edhe përkundër se e shkarkojë, andaj mos u habituni nëse e shihni atë shumë shpejt në krye të Real Madridit. Benitezi nuk është duke pasur një sezon të mirë, Mourinho u shkarkua, andaj unë insistojë se portugezi do të rikthehet në Santiago Bernabeu”, ka shtuar më tej Calderon. /Express/