Deri më tani shkenca nuk ka qenë shumë e vendosur për të përcaktuar nëse lëngu që nxjerrin femrat gjatë orgazmës është urinë, apo edhe ato derdhin.
Pak a shumë studiuesit bien dakord se është urinë dhe nuk mund të jetë derdhje.
Sipas revistës Discovery, një studim i fundit me ultratinguj te femrat pa asnjë problem gjinekologjik, ka provuar se në fakt është thjesht urinë.
Shtatë gra, që thoshin se kishin një eksperiencë të tillë gjatë seksit, u morën në monitorim.
Në fund, pas analizave të lëngut, por edhe pas një studimi se cili është burimi i këtij lëngu, u arrit në përfundimin se: “Të dhënat aktuale, të bazuara në monitorimin ultrasonografik të fshikëzës dhe analizat biokimike tregojnë se rrjedhja është në thelb një emetim i pavullnetshëm i urinës gjatë aktivitetit seksual, megjithëse një kontribut margjinal i sekrecioneve të prostatës në lëngun e urinës ekziston shpesh”.