NRG Band, pas Këngës Magjike i kthehen koncerteve

E publikuar: 27/12/2017 04:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ata mbrëmë ishin në një klub në Gjakovë ku shihen duke kënduar.

Në këtë koncert u kënduan hitet e grupit si “Ajo m’kalli”, “Ashtu sikur Dje” dhe “As 1 si ti”, performuan para publikut, teksa prezent ishin edhe Young Zerka dhe Ronela Hajati.

NRG Band morën pjesë edhe në festivalin Kënga Magjike, ku morën pjesë me këngën “Gocat me Martini”, një projekt mjaft i pëlqyer që fitoi çmimin e grupit më të mirë.

Një nga antarët e NRG Band, frontmeni, Besnik Qaka, kohë më parë kishte festë në shtëpi pasi u martua dhe tash është në pritje që të bëhet baba.