Në disa lokacione në Novi Sad u shfaqën postera kushtuar terroristëve serbëve të vrarë në sulmin e së dielës, në veri të Kosovës.
Në posterat me një foto të manastirit të Banjskës, shkruhet “Lavdi e përjetshme të gjithë serbëve që ranë në luftën për liri në këtë vend të shenjtë”.
Përveç këtyre, u ngjitën edhe postera me një poezi kushtuar të rënëve.
Nuk dihet kush janë autorët e tyre, në to nuk ka nënshkrime të ndonjë partie apo organizate politike. /N1




















