Notat e lojtarëve të PSG-së: Mbappe fantastik, Neymar ndër më të mirët

E publikuar: 12/12/2018 03:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paris Saint-Germaini e pati të lehtë në ndeshjen vendimtare që i siguroi kualifikimin në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, pasi fitoi bindshëm ndaj Crvena Zvezdas.

Kampioni francez bëri paraqitje dukshëm më të mirë se kundërshtari, ashtu që ka marrë notë mesatare 7.33.

Lojtari më i mirë në ndeshje është shpallur Kylian Mbappe që është vlerësuar me notën 9.1.

Neymar ndodhet prapa tij (8.7), derisa është vlerësuar edhe paraqitja e Angel Di Marias (7.9) dhe Edinson Cavanit (7.6).

Notën më të ulët e ka marrë portieri Gianluigi Buffon (6.4), i cili nuk pati shumë punë në këtë takim, ndërsa e pranoi një gol.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të Paris Saint-Germainit:

Notat e lojtarëve të Paris Saint-Germainit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/