Notat e lojtarëve: Olympiacos – Milan

E publikuar: 14/12/2018 02:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milan ka pësuar humbje në kuadër të Ligës së Evropës dhe nuk ka arritur të siguroj një biletë për në fazën e pas grupeve të kësaj gare evropiane.

Kuqezinjtë pësuan humbje si mysafirë në stadiumin Georgios Karaiskakis kundër Olympiacosit me rezultat 3-1.

Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e lojtarëve, ku dy futbollistë u vlerësuan me notën më të lartë prej 7.7.

Cristian Zapata i mysafirëve dhe Omar Elabdellaoui i vendasve ishin më të mirët në fushën e blertë.

Më i dobëti në ndeshje dhe njëkohësisht me notën më të ultë ishte mbrojtësi i Milanit, Ignazio Abate, i cili u vlerësua me notën 5.6.

Milan dhe Olympiacos kanë pikë të barabarta, por që në saje të fitores 2-0 në takimin e parë, gjetën veten në fazën e pas grupeve të Ligës së Evropës.

Ndryshe, shorti për këtë garë evropiane për klube do të hedhet ditën e hënë (17 dhjetor). /Telegrafi/