Juventusi e ka mposhtur me lehtësi Young Boysin (3-0), ku Paulo Dybala i shënoi të gjitha golat.
Edhe pse me mungesën e Cristaino Ronaldon dhe lënien në pushim të Giorgio Chiellinit, Zonja e Vjetër është treguar e pamëshirshme për zviceranët e Young Boys.
Paulo Dybala, Leonardo Bonunci, Federico Bernardeschi dhe Juan Cuadrado ishin në formë shumë të mirë në këtë ndeshje.
Paulo Dybala . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
Argjentinasi pas shënimit të tre golave është vlerësuar me notën maksimale 10.
Pas tij vijnë Bonucci (7.7) dhe Cuadrado (7.6).
Te mysafirët më i dalluari ishte mbrojtësi Von Bergen me 6.6.
Lojtari më i dobët në ndeshje doli mbrojtësi Mohamed Ali Camara me notën 4.8, pasi edhe u përjashtua me karton të kuq. /Telegrafi/




















