Norvegjia kthen 5500 refugjatët me biçikleta në Rusi

E publikuar: 15/01/2016 09:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Norvegjia ka bërë të ditur se do të kthejë mbrapsht refugjatët në pikën e saj kufitare me Rusinë. Ata do të kthehen ashtu qysh kanë ardhur: Me biçikleta. Më shumë se pesë mijë persona, pjesa më e madhe prej të cilëve sirianë, kanë arritur në shtetin verior evropian me biçikleta duke kaluar pikën kufitare Storskog gjatë vitit të kaluar. Ata kanë përfituar prej një vrime ligjore për kalimet kufitare.

Rusia nuk i lejon kalimtarët të kalojnë në këmbë dhe Norvegjia nuk lejon të hyjnë ata që nuk kanë dokumente. Por të dy palët nuk ndalojnë ata që kalojnë me biçikleta kufirin.