Hungaria pranë kualifikimit në “Francë 2016″. Skuadra që drejtohet nga gjermani Bernd Storck triumfoi 0-1 ndaj Norvegjisë në sfidën e parë play-off të luajtur në Ulevaal të Oslos, dhe tashmë pret e qetë takimin e kthimit që do të luhet të djelën në Hungari.
Debutim ëndrrash për mesfushorin Kleinheisler me kombëtaren, pasi finalizimi i tij në pjesën e parë mund të rezultojë vendimar për cështjen e kualifikimit.
Takimi nisi me ritmin e lartë të diktuar nga përfaqësuesja nordike, por në minutën e katërt Kiraly reagoi në pozicion pas goditjes së kapitenit Skjelbred prirët me portën. Kundërpërgjigjja e Hungarisë erdhi në minutën e tetë me Kleinheisler, por Nyland nuk lejoi që topi të përfundonte në rrjetë.
Në minutat e mbetura të pjesës së parë një devijim më këmbë i Kiraly pas një aksioni të shpejtë të Norvegjisë ishte rasti i vetëm për t’u shënuar.
Në pjesën e dytë Norvegjia e rriti presionin në portën e Hungarisë, por ishin miqtë ata që në të 56-ën iu afruan golit të dytë me Dzudzak, duke e vënë në vështirësi portierin Nyland.
Dy minuta më vonë Soderlund pasi u clirua nga mbulimi i kundërshtarit godeti me të majtën, por nuk e shënjestroi si duhet portën.
Të pafat norvegjezët në minutën e 88, kur fillimisht Kiraly i mohon golin Stefan Johanseni ndërsa në vijim të aksionit goditja me kokë e Helland u ndal u kthye nga traversa. Përfundimisht 0-1 në Ulevaal të Oslos, rezultat që favorizon ndjeshëm Hungarinë, megjithatë duhen pritur 90 apo 120 minutat e sfidës së Budapestit për të mësuar skuadrën që do të ketë të drejtën të udhëtojë drejt “Francë 2016″.