Nora: Unë më e sakrifikuara e motrave Istrefi

E publikuar: 29/03/2016 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nora Istrefi ka qenë e ftuar në emisionin ‘Nin’, ku ka folur për rikthimin e saj në muzikë me një hit. Veç të tjerash si motra më e madhe e familjes Istrefi, ajo ka pohuar se i është dashur të punojë shumë për të mbajtur familjen e saj.

“Në 15 vite karrierë unë kam qenë ajo që e ka mbajtur familjen. Erës nuk i është dashur të mendojë për para dhe i kam thënë që të bëjë muzikën që asaj i pëlqen pa u brengosur fare për asgjë”.