Nora Istrefi ka pasur një nga performancat më të mira të kësaj vere mbrëmjen e kaluar së bashku me Gjikon.
Ata performuan në skenën e Zone club në Prishtinë, ku para publikut prishtinas prezantuan hitin e tyre “Gabime”.
Nora ndryshe dukej e përkryer në fustanin e bardhë të disenjuar nga Valdrin Sahiti.
Nora Istrefi është këngëtarja më aktive shqiptare këtë verë, duke mposhtur të gjitha konkurrentet e saj. /Telegrafi/





















