Nora dhe Roberti është çifti më i përfolur medial. Që nga lidhja e tyre spekulohej për ndarje e ribashkime… Përflitjet për ta nuk u ndalën as kur u fejuan, as kur Nora ishte shtatzënë.
Çifti sikur u mësuan me thashetheme dhe i tejkalonin pa u lënë përshtypje as pa u brengosë për fjalët e çarshisë, ani pse ato nuk ishin edhe jo shqetësuese.
Martesa e tyre sikur u dha fund përflitjeve dhe spekulimeve. Tash janë të martuar, prindër të një vajze me emrin Rene dhe kalojnë në harmoni të plotë e të veçantë bashkëshortore.
Nora dhe Roberti dihet se janë mjaft të angazhuar në mbrëmje të ndryshme muzikore, sidomos gjatë verës, por megjithatë gjejnë kohë të kalojnë çaste të bukura edhe pranë njëri-tjetrit. Madje, ata nuk i lënë anash as shëtitjet në Gërmi, për të shijuar ajrin e pastër dhe aty-këtu të shkëmbejnë edhe ndonjë puthje, larg syrit të aparateve.
Por, dikush e ka zënë këtë puthje në ajër të pastër.