Nokia prezantoi sot atë që e quan “telefon premium me kosto të përballueshme”. Modeli i rangut të mesëm Nokia 8.1 kushton 399 euro dhe vjen për të pasuar modelin Nokia 7.1 i cili ofron performancë dhe harduer të shkëlqyer për 350 dollarë.
Telefoni i ri është i ngjashëm me paraardhësin por ka komponentë të përditësuar dhe çmim më të lartë.
Specifikat e harduerit:
- Ekrani 6.18-inç PureDisplay me HDR10
- Procesor Snapdragon 710
- 4GB RAM, 64GB memorie me microSD
- Dy kamera të pasme 13+12-megapiksel
- Kamër frontale 20-megapiksel
- Android One
- Kufjet 3.5mm
- Bateri 3,500 mAh
Një ditë përpara se të prezantohej zyrtarisht, një spot 30 sekondësh i telefoni u shfaq duke theksuar fuqinë fotografike.
Kompania tregoi të njëjtën video edhe sot.
Kanë kaluar tre vite që kur Nokia vendosi të hynte në industrinë e telefonëve këtë herë si lojtar Android. Kompania licencoi markën tek HMD Global në përpjekje për të fituar nga suksesi i të kaluarës.
Telefoni është dizajnuar për Evropën dhe Lindjen e Mesme. /PCWorld Albanian