Nokia prezantoi një çip të ri silikoni për rrjetet 5G duke premtuar rritje të kapacitetit të të dhënave për kullat celulare në zonat urbane ku trafiku është i lartë.
Kompania finlandeze dhe numri 2 në botë pas Huawei në fushën e telekomunikacionit dhe rrjeteve tha se çipet e reja do të mbërrijnë në tre mujorin e tretë të vitit.
Të quajtur ReefShark, Nokia tha se çipet e reja trefishojnë kapacitetin në 84 gigabit për sekondë nga 28 gigabit që është me modulet ekzistuese.
Këto module mund të kombinohen për të transferuar deri në 6 terabits për sekondë.
Nokia tha se është duke punuar me 30 operatorë për implementimin e produkteve të reja në kullat e tyre wireless.
Çipet mbështetin teknologjinë Massive MIMO dhe do të përgatisin botën për rrjetet 5G.
Koreja e Jugut, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara kanë filluar përgatitjet për 5G-në që do të debutojë në 2018-ën ose 2019-ën.
Gjithashtu Bashkimi Evropian do të implementojë 5G-në në të gjitha zonat urbane deri më 2025-ën. /PCWorld Albanian