Një video promocionale e telefonit të ardhshëm të Nokias më intriguese është publikuar ditën e sotme.
Nokia 9 PureView ka 5 kamera të pasme ende të paspecifikuara. Videoja tregon se me këtë telefon mund të kapni foto portret dhe të modifikoni efektin “bokeh” gjithashtu edhe fokusin.
Nokia 9 gjithashtu do të ketë një modalitetet nate i cili kap 10 herë më shumë dritë sesa një smartfon i zakonshëm.
Kamerat me pesë sensorë gjithashtu do të lejojë realizimin e pesë fotove njëherazi.
Në pjesën frontale Nokia 9 Pure View do të ketë ekran pa “notch” 5.99-inç 2K PureDisplay me HDR10 dhe skaner të shenjave të gishtërinjve.
Telefoni do të fuqizohet nga Snapdragon 845 me 6GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme.
Së fundit Nokia 9 vjen me Android 9 Pie dhe HMD do ta prezantojë zyrtarisht në fund të Janarit. /PCWorld Albanian