Noizyt i ndalohet të udhëtojë drejt Amerikës, kjo është arsyeja

E publikuar: 28/10/2024 21:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Noizyt i ndalohet të udhëtojë drejt Amerikës, po cila është arsyeja?

Reperi i njohur Noizy u përfshi pak muaj më parë në një incidenti të dhunshëm ndaj Medi Isenit, një influencues në TikTok. Ai u arrestua, e pas disa kohësh u la i lirë pasi pagoi një shumë të konsiderueshme parash.

Megjithatë, ai nuk lejohet të hyjë në SHBA për shkak të rastit penal i cili është i hapur në Kosovë.

Sipas mediave, Noizy u përpoq të udhëtonte për në SHBA nga Greqia, por ndalimi i hyrjes ishte rezultat i akuzave që e rëndojnë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me keqardhje ju njoftoj se nuk do jem prezent në turneun e Amerikës këtë rradhë, problemi ishte tek vizat. Gjithsesi uroj që shumë shpejt të jem pranë jush.” – ka shkruar Noizy.

Noizy ishte i përfshirë në rrahjen brutale të Medi Isenit më 2 gusht në Pejë dhe, pas kësaj ngjarjeje u arratis nga Kosova. Ai u arrestua në Shqipëri pesë ditë më vonë, në Shëngjin, dhe u mbajt në burg deri më 16 gusht, kur Gjykata e Durrësit e liroi atë pas ofrimit të një garancie prej 50 mijë eurosh.

Nga ana tjetër, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, vazhdon të jetë në arrati për të njëjtin rast.