“Noizy ofroi 40 mijë euro për ta nxjerrë në pritë Klevion”, flet sërish Medi Iseni: Stresi thuri planin e rrahjes

E publikuar: 07/08/2024 22:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Medi Iseni, personazhi i njohur në TikTok, ka treguar plot detaje të incidentit që ka ndodhur në klubin e natës në Pejë, ku është sulmuar brutalisht.

Iseni thotë se ka qenë Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ai që i ka kërkuar që të shkojë në klubin ku do të performonte Noizy, për të sheshuar konfliktet që kanë pasur më herët mes tyre.

Kujtojmë se një natë më parë, për këtë ngjarje, Rigels Rajku dhe Dj Bahtjar Bajraktari, janë arrestuar në Shëngjin dhe pritet që të ekstradohen drejt Kosovës, ndërsa në kërkim është shpallur edhe Stresi.

Sipas Medi Isenit, ka qenë Stresi ai që ka thurur planin për ta sulmuar, ndërsa deklaron se Noizy e ka grushtuar disa herë, pasi ishte sulmaur paraprakisht nga grupi i tij.

Sipas tij, Stresi nuk e ka rrahur, por ka “e ka nxjerrë në pritë”.

Ndër të tjera ai ka treguar se konflikti me Noizyn ka nisur disa muaj më parë në Zvicër, ku përmend edhe Kleviol Ahmetajn, për të cilin thotë se njerëz të Noizyt i kanë ofruar para që ai ta nxirrte në pritë tek ta.

Pjesë nga intervista e publikuar nga TCH:

Çfarë ka ndodhur atë natë, dhe kush ju ka sulmuar?

Iseni: Mua ma ka nisur ftesën Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi. I thash nuk dua të futem aty dhe të kem ndonjë problem, ndërsa ai tha që është çdo gjë në rregull, ‘e kam rregulluan me Zinin, hajde pimë nga një gotë dhe zgjate dorën’. Ndërsa tani Stresi ndërron version. Kjo nuk është burrni por është pritë e ‘bespremve’. Atë natë, Stresi ka larguan çunat nga backstage dhe më ka ulur mua në tavolinë dhe kunatin tim. Sa jemi ul pas maksimumi dy minuta, janë futur nja 10 çuna të tjerë të Noizyt, DJ i Noizyt, Arkimedi i ka filmu, dhe Noizy më ka ra me grushta. Më kanë ra me boksa hekuri. Më kanë nxjerrë në pritë dhe më kanë prerë në besë për të më rrahur keq.

Ju ka sulmuar fizikisht Stresi dhe Noizy?

Iseni: Stresi jo, ka bërë incizimin, ndërsa Noizy më ka ra fuqishëm disa grushte në fund. Tani ata e ndërrojnë versionin për popullin, se kanë dalë si ‘besprema’.

I keni pamjet e sherrit?

Iseni: Policia i ka marrë pamjet, por unë e di vetë që më ka ra Noizy se kjo punë ka qenë për Noizyn dhe jo për çunat e tjerë. Arkemdi ka bërë videon dhe e ka postuar më pas në rrjetet social. Më preu në besë më tha ‘pa merak se kam fol me Zinin, dhe e mbyllim këtë punë’. Unë nuk kam shkuar për probleme aty.

Si ka nisur konflikti me Noizyn?

Iseni: Kur ka qenë Klevio në Zvicër, para 6 muajsh, ka ardhur policia dhe më ka thënë që mos ‘tentoni t’i bëni ndonjë gjë Noizyt’, unë u kam thënë se ‘s’kam punë me të’… vetëm se Klevio ishte në Zvicër dhe fliste për gjonat e veta. Pas dy tre ditësh më kanë ofru 30-40 mijë euro, dhe e rrisnin çmimin, që t’u nxirrja Klevion në pritë, por unë kurrë nuk e kam bërë. Shokë të Noizyt më kanë ofru lekë, Noizy ka nis servilat për me më dhënë lekë. Këta janë mësuar për të nxjerrë njerëzit në pritë. Ata flasin për drejtësi kur këta të dy, Stresi dhe Noizy, më parë janë sharë, e tani bëhen shokë.

Natën që Noizy ka qenë duke performuar, ju keni shkuar për të sheshuar problematikat që kishin lindur?

Iseni: Unë isha në makinë, kur e marr Sali Lushën dhe i them se do rri sa më larg atyre, që të mos ndodhë ndonjë problem, ‘jo mos ki merak se është dhe Gani Geci aty’. Pastaj kur futem brenda Arkimedi më thotë këto gjëra. Pasi përfundoi koncertin Stresi, dhe u fut Noizy, Stresi më ka thirr hajde futu tani brenda në backstage.

Kanë qenë të armatosur? Armë zjarri apo vetëm armë të ftohta?

Iseni: Armë zjarri ka pasur Arkimed Lushaj se ai e mban me vete gjithë kohës, kurse Noizy ishte pa bluzë, dhe kur isha i çarë në fytyrë më ka sulmuar Noizy me 4-5 grushta fuqishëm në fytyrë. Ai mund të thotë shumë gjëra për ofendime… por dhe ai më ka provokuar kur ka qenë në Zvicër.

Si e komentoni arrestimin e Noizy dhe Dj të tij?

Iseni: Ia lëmë drejtësisë, kështu që… ata më kanë sulmuar mua. Unë mund edhe të kisha vdekur

Keni pasur komunikim me ndonjë të afërm të tyre pas sherrit?

Iseni: Po, nuk mund t’i përmend emrat se janë të njohur, më kanë kontaktuar për të heq denoncimet dhe të bëjmë paqe. Por ne nuk e kemi hequr denoncimin sepse nuk jam vetëm unë i lënduar, por edhe kunati im. Jam i dëmtuar në fytyrë, pas kokë në brinjë. Kështu që si e kanë bërë veten kështu e kanë merituar dhe arrestimin. Se nëse do të kishin qenë burra tamam të kishin thënë që dua të takohem dhe ta marr hakun, dhe unë isha i përgatitur dhe shkoja me çuna, por ata më kanë prerë në besë dhe më kanë rrahur në mënyrë brutale.

Ndiheni i kërcënuar?

Iseni: Normal se Arkimedi del çdo ditë dhe flet budalliqe. Gjithë këto gjera i ka planifikuar ai, është servil i Noizyt.