Njohja nga Kenia, Pacolli: Jam krenar gjithmonë që flas në emër të Kosovës

E publikuar: 26/03/2025 21:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova sot mori njohjen e radhës nga Kenia falë angazhimit diplomatik të ish-Presidentit Behgjet Pacolli.

Në një prononcim për “Kosova Today” në Klan Kosova, Pacolli deklaroi mes tjerash se ndihet krenar për këtë arritje.

“Jam krenar gjithmonë që flas në emër të Kosovës, dhe unë kam një mbështetje të madhe nga fakti se Kosova se është shtet i pavarur.”