Njohja nga Kenia, Gërvalla s’e përmend Pacollin: Unë dhe Vjosa u takuam me ish-presidentin e Kenias në 2021

E publikuar: 26/03/2025 18:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, ka reaguar në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Kenias, duke e cilësuar të njëjtin si lajm të rëndësishëm, shkruan InfoSot.

Ajo në reagimin e saj ka thënë se njohjen nga Kenia e ka parë, qysh nga takimi që ajo me presidenten Vjosa Osmani kanë zhvilluar me ish-Presidentin Uhuru Kenyatta, duke mos përmendur fare ish-presidentin, Behxhet Pacolli, i cili e pranoi njohjen.

Gërvalla ka deklaruar edhe se presin ndërtimin e marrëdhënieve të mirëfillta diplomatike me Kenian.

Postimi i plotë:

Mirëpresim vendimin e Republikës së Kenias për të njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës, një lajm i rëndësishëm që thekson përparimin dhe forcimin e pozitës sonë në skenën ndërkombëtare dhe në kontinentin afrikan. 

Nga takimi i parë që kemi pasur në vitin 2021 bashkë me Presidenten Vjosa Osmani me ish-Presidentin Uhuru Kenyatta, kemi parë rrugën graduale drejt njohjes reciproke.

Mezi presim ndërtimin e marrëdhënieve të mirëfillta diplomatike me Republikën e Kenias dhe fillimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona në fusha të ndryshme.