Njohja e Kosovës nga Izraeli, Hoxhaj: Mirënjohës ndaj SHBA-së për këtë moment historik

E publikuar: 01/02/2021 19:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se zyrtarizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit është moment historik.

Sipas tij, deri në arritjen e kësaj pike ishte udhëtim i gjatë, ndërsa dhe shprehet mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për angazhimin dhe rolin e saj në këtë zhvillim, njofton Klan Kosova.

”Mirëpres thellimin diplomatik mes Kosovës dhe Izraelit”.

”Mirënjohës ndaj lidershipit të Departamentit Amerikan të Shtetit për këtë moment historik të rëndësishëm për Kosovën. Ishte një udhëtim i gjatë deri më sot dhe vlerësojmë mbështetjen e miqve tanë Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, për Pavarësinë e Kosovës”.