Situata në veri të vendit vijon të jetë e tensionuar.
Kështu u theksua së fundi nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX.
Pasojat e kësaj gjendje më së shpeshti i perjetuan gazetarët, te cilët jo rrallë u sulmuan gjatë raportimeve.
Së fundi, me një situatë të tillë u ballafaquan edhe paqeruajtësit e KFOR-it.
Edhe pse janë përgjegjësit kryesor për ruajtjen e sigurisë së kësaj zone, të dielën, zyrtarë të KFOR-it letonez u sulmuan me armë zjarri në Zubin Potok.
Për këto sulme, njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, thotë se janë të orkestruara nga Kremlini.