Misioni paqeruajtës i KFOR-it ka publikuar sot një njoftim në profilet zyrtare nëpër rrjete sociale duke njoftuar se janë në koordinim të ngushtë me të gjithë bashkëpunëtoret dhe se janë në mënyrë të vazhdueshme duke bërë vlerësimin e situatës së sigurisë në Kosovë.
KFOR ka shprehur gatishmërinë për ofrimin e një ambienti të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet pa dallim, duke përmbushur mandatin e marrë nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit, shkruan Express.
Një njoftim të tillë të KFOR e ka parë si “interesant” politikania serbe, Rada Trajkovic, e cila edhe ka reaguar në profilin e saj në “twitter”.


















