Valdir Segato është shumë i fiksuar pas trupit muskuloz sa që po rrezikon dhe jetën për t’i ngjasuar personazhit “Hulk”.
48 vjecari po injekton vaj në muskujt e tij dhe thotë se krahët e tij janë dyfishuar në përmasë që kur nisi të përdorë injeksionet me sintol pesë vjet më parë.
“Vajin e injektoj më shumë për estetikë. I fryn muskujt, i modelon, por nuk i jep forcë. Nuk më vjen keq për asgjë. E shoh veten në pasqyrë dhe më pëlqen kështu siç jam”.
Valdir është nga San Paolo në Brazil dhe thotë se është frymëzuar nga fiziku i Arnold Schwarzenegger dhe Hulk.




















