Kemi pasur rastin të shohin persona me gjuhë të gjatë apo edhe të trashë, por jo që është e ndarë në dy pjesë siç e ka një vajzë e re, që ndryshe njihet si vajza me dy gjuha.
Lucy McAllister është bërë virale me videon që e ka postuar në internet, ku shihet gjuha e saj duke u ndarë në dy pjesë, transmeton Telegrafi.
Britanikja simpatike ka bërë disa poza të pazakonta në videon 46 sekondëshe që i ka lënë të gjithë gojëhapur, duke pretenduar se si është e mundur të ndodh një gjë e tillë.
Ndërkaq, kur është pyetur nëse i pengon të ha apo pi pa ndonjë problem, ajo thjesht ka qeshur duke thënë se i vjen mirë që është unike e llojit të vet. /Telegrafi/