Njihuni me rrjetin social me pagesë por pa reklama

E publikuar: 26/02/2019 21:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vero, një rrjet social alternativ pa reklama, së shpejti do të bëhet me pagesë. Tarifat do të aplikohen për të gjithë anëtarët e rinj që i bashkohen rrjetit social.

Por përdoruesit aktualë prej 5 milionë do të përfitojnë shërbimin falas sepse kanë ndihmuar kompaninë të ndërtojë rrjetin social.

Vero deri më sot është mbështetur nga vetë themeluesi i saj, miliarderi Saudit Ayman Hariri. Ai tha se abonime do të kushtojë vetëm ca kafe në vit.

Tarifat do të aplikohen nga mesi i 2019-ës.

Ndryshe nga rivalët e mëdhenj, Vero ka premtuar të qëndrojë pa reklama dhe nuk do të grumbullojë të dhënat e përdoruesve.

Nuk jemi kundër reklamave, por që të jesh konkurrues në këtë sektor detyrohesh të grumbullosh shumë të dhëna rreth përdoruesve, pëlqimeve dhe personaliteteve të tyre dhe nuk duam të kalojmë këtë vijë të kuqe,” tha Hariri.

Edhe pse refuzon reklamimin, markat dhe influencerët kanë mundësi të kenë një prezencë në Vero dhe sajti merr 5% të çdo shitjeje të bëjnë përmes platformës.

Por çdo markë që përdor Vero nuk mund të promovojë përmbajtjet e saj tek ata që kanë zgjedhur të mos i ndjekin.

Gjithashtu influencerët nuk mund të ripostojnë apo shpërndajnë material direkt në kohështrirjet e tyre vetëm në formën e screenshot.

Rrjeti social i përgjan Instagramit duke u bazuar tek imazhet si burimi kryesor i angazhimit. Njerëzit mund të postojnë gjashtë kategori përmbajtjesh si: foto, lidhje, muzikë, filma, libra dhe vende.

Përmbajtjet e postuara janë moderuar nga njerëzit në mënyrë që të mos publikojnë diçka në kundërshti me politikat e përdorimit.

Megjithatë një audiencë prej 5 milion është e lehtë për tu menaxhuar në krahasojmë përshembull me 126 milion përdoruesit e rregullt të Twitter. /PCWorld Albanian