Kur edhe një stimulues kardiak dështoi për ta shpëtuar jetën e tij dhe ai kishte vetëm edhe 12 orë jetë, këta dy mjekë i hoqën atij zemrën dhe i instaluan një pajisje që lejonte gjakun të qarkullojë në gjithë trupin e tij pa puls.
Doktorët e kishin testuar për herë të parë pajisjen në 70 lopë. Ata kishin hequr zemrat e kafshëve dhe të nesërmen, kafshët ishin në gjendje që të bënin gjithçka që bënin një ditë më parë – të hanin, të flinin dhe të lëvizinin – por këtë herë, pa një zemër e cila pomponte gjakun në trupat e tyre, transmeton Lajmi.net.
Pas operacionit që zgjati 48 orë, gruaja e Lewis ishte befasuar kur provoi ta dëgjonte pulsin e tij. “E dëgjova dhe nuk dëgjohej asgjë, ishte madhështore. Ai nuk kishte puls fare”, tha ajo për NPR.
Por, megjithatë, veshka dhe mëlçia e tij dështuan pas disa muajve dhe familja e tij kërkoi nga mjekët që ta hiqnin pajisjen.
Dr. Cohn dhe Dr. Fraizer dëshmuan se jeta është e mundur pa një puls apo një rrahje zemre. “Heart Stop Beating” është historia që këta doktorë po tregojnë në mbarë botën për procesin në të cilin ata zëvendësuan zemrën e Lewis me një pajisje të ‘fluksit të vazhdueshëm’.
Më poshtë mund ta shikoni një video që tregon ngjarjen: