Këtë ai e postoi në Snapchat si dhe një foto tjetër, ku shprehej mjaft i emocionuar për surprizën që e dashura e tij i kishte bërë në shtrat me petale dhe e kuruar në detaje.
Vajza misterioze quhet Maria Chiara, këtë e ka treguar dhe vetë Eriku, në intervistat e dhëna. Por nuk ka dashur të tregojë më shumë duke thënë se nuk dëshiron që t’ia marrin në sy. Por dyshja janë shfaqur edhe në evente bashkë dhe jo vetëm këtë vit pasi lidhja e tyre vazhdon prej më shumë se një viti, shkruan intv.al.
Maria thuhet se njihet në Shqipëri si një nga vajzat që bën jetë luksi, ka dashuri për vendet luksoze por edhe për makinat e shtrenjta dheshpejtësinë e madhe. Kjo jetë luksoze e saj vjen edhe pasi është e bija e një biznesmeni të njohur, prandaj “gojët e liga” duhet të ndalojnë së thëni se e do Erikun vetëm për lekë. Intv.al tregon se Maria Chiara është 19 vjeç dhe ka studiuar për Administrim Biznes në një ndër universitetet private në vend./intv.al/



















