Përkushtimi i Fujifilm ndaj kamerave të formatit APS-C dhe atij të mesëm u afirmua ditën e sotme me lançimin e flagshipit të ri të këtij formati modelin 102-megapiksel GFX100.
Përveç rezolucionit të çmendur, më e larta në një kamër pa pasqyrë, GFX100 ka disa specifika serioze. Vetë sensori vjen me ndriçim, që do të thotë se do të jeni në gjendje të rritni ISO dhe të kapni imazhe të qart edhe në dritë të pakët.
Fujifilm tha se është kamera e formatin të mesëm me autofokus me mbulim të plotë me gjurmim të objektit dhe syrit dhe fytyrës.
Falë sistemi do të realizojë foto 210 përqindje më shpejtë sesa modeli GFX50R.
GFX100 është i pajisur me stabilizim për reduktim të dridhjeve. Gjithashtu ofron video 30fps 4K me fuqi regjistrimi 10-bit.
Funksione të tjera janë ekrani me prekje me 5.76 milionë pika EVF, porta të dyfishta UHS-II dhe dy bateri.
Aparati mund të realizojë foto 16-bit RAW duke e bërë më të lehtë nxjerrjen në pah të detajeve nga hijet.
Po çmimi? Nuk ka për tu pëlqyer aspak sepse kushton 10,000 dollarë pa lente. GFX100 del në shitje më 27 Qershor. /PCWorld Albanian