Kemi pasur rastin të dëgjojmë që shumë njerëz jetojnë me qen apo mace e madje edhe me ndonjë papagall, por kurrë nuk kemi dëgjuar që dikush e ndan shtratin dhe gjithçka tjetër me një cjap.
Shiropen quhet cjapi të cilin pronarja e tij e dërgon në darka, shëtitje dhe madje e vesh bukur në raste të veçanta, transmeton Telegrafi.
Gjatë tetë viteve të fundit ai ka jetuar me pronaren Aya Shinozuka, që e kishte adoptuar kur ai ishte vetëm një muajsh.
“Dyshja” jetojnë së bashku në një shtëpi luksoze në Tokio, ku Ana 30-vjeçe shpesh mban maskën e një cjapi, duke shpresuar se kështu do ta bën të ndjehet më mirë cjapi i saj.
Ata bëjnë gjithçka së bashku, nga darka në restorant deri tek shëtitjet nëpër qytet, ku Ana e trajton cjapin sikur ta kishte djalin e saj.
Ajo e pastron në banjo ia thanë flokët, e vesh bukur në raste të veçanta siç janë Halloëeen dhe Krishtlindjet.
Aya kishte adoptuar Shiropenin derisa po kërkonte të blinte një kafshë tjetër shtëpiake pas vdekjes së qenushit të saj. /Telegrafi/