Një vogëlush nga Meksika ka fituar vëmendjen e medieve botërore për shkak të peshës, dhe raportohet se ai peshon sa një 9-vjeçar dhe vazhdimisht thotë se është i uritur.
Luis Manuel 10-muajsh nga qyteti Tecoman në pjesën perëndimore të Meksikës, ka habitur mjekët për faktin se peshon mbi 30 kilogramë, transmeton Telegrafi.
Si 9-muajsh nëna e tij detyrohej t’i vishte rroba për një fëmijë 2-vjeçar, pasi që linjat e tij trupore dita ditës zgjeroheshin.
Mjekët e brengosur për gjendjen e tij shëndetësore besojnë se ai vuan nga sindroma Prader-Willi, një çrregullim që mund t’i shkaktoj vogëlushit sulm në zemër.
Gjendja e tij e rrallë gjenetike, e bën të voglin të ndihet vazhdimisht i uritur, duke ia tkurrur muskujt mbipesha.
Ndërkaq familja e tij e varfër kanë nisur një fushatë, përmes të cilës kërkojnë donacione për ta trajtuar birin e tyre.
Besohet se Luis mund të jetë fëmija më i shëndoshë në botë, megjithatë, nuk ekzistojnë të dhëna zyrtare që do ta mbështeste këtë teori. /Telegrafi/