Njihuni me çiftin që tri vite konsumon vetëm fruta, pretendojnë se kanë humbur peshë dhe po ndihen më të rinj (Foto/Video)

E publikuar: 15/09/2018 10:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një çift që për herë të parë ishin takuar në Bali, kanë pranuar se si për më shumë se tri vite kishin konsumuar vetëm fruta – dhe janë shumë të bindur se ndihen si të “droguar” nga dieta e tyre natyrale.

Tina Stoklosa, 39-vjeç nga Varshava të Polonisë, ka shpjeguar se si krejtësisht rastësisht e kishte zbuluar dietën me fruta. Ajo pas konsumimit të tyre e kishte kuptuar se po ka më shumë energji, dhe e bënin më të ndihet më e lumtur dhe shumë më e re, transmeton Telegrafi.

Dy vite më vonë vendosi të largohet nga vendlindja për të jetuar në Bali për t’iu përkushtuar jetës së saj vetëm me fruta. Dhe pasi që arriti të humb kilogramët e tepërt, filloi të ndihet shumë energjike por edhe më e re.

Gjatë qëndrimit në Bali, ajo takoi Simon Beun, 26-vjeç nga Izegem nga Belgjika, i cili gjithashtu mbante dietë vetëm me fruta. Pasi filloi lidhjen me tyre, dyshja vendosën të fejohen.

Ata çdo ditë konsumojnë fruta të freskët, duke fituar prej tyre nga 2 mijë deri në 4 mijë kalori. Por, është interesant se si nga konsumimi i vazhdueshëm i frutave nuk kanë pasur nevojë t’i pastrojnë as dhëmbët për më shumë se dy vite.

Dieta me fruta gjithashtu u ka ndihmuar ta mundin depresionin dhe sëmundje të ndryshme. /Telegrafi/