Një baba nga Britania e Madhe ka arritur që për vetëm 12 javë të transformoj plotësisht trupin e tij, dhe tani ka zbuluar edhe sekretin e këtij suksesi.
Pas të 40-ve trupi vështirë se rikthehet në formë siç ishte në të 20-at, ky është një fakt i pamohueshëm, por Ben Jackson nga Varingtoni ka ndërruar mënyrën e të ushqyerit, filloi të ushtroj, dhe për vetëm 12 javë humbi tetë kilogramë, transmeton Telegrafi.
Mund të tingëllojë si jo diçka e madhe, por duke marrë parasysh se ka zvogëluar përqindjen e masës yndyrore në trup nga 20 në 9, është e qartë që bëhet fjalë për ndryshim të madh.
Si ka arritur një gjë të tillë? Shumë e thjeshtë. Nga ushqimet e yndyrshme si janë pitja dhe pijet alkoolike e birrat, ai “kërceu” në ushqim të pasur me proteina.
Ka zvogëluar në mase të madhe karbohidratet, dhe eliminoi sasinë e alkoolit në gjak. Përveç kësaj, ai pesë herë në javë ushtronte në palestër.
Shujtat e tij para se t’i nënshtrohej këtij regjimi të rreptë kanë qenë kryesisht ushqim i shpejtë, çokollata dhe pije alkoolike.
“Shumë meshkuj që kanë mbushur 45 vjet as që e marrin mundim të bëjnë diçka në këtë aspekt, kurse mbipeshën dhe konsumimin e alkoolit e konsiderojnë si proces natyral. Por, nëse mundoheni dhe jeni më të kujdesshëm në ushqim, do të bindeni se kurrë nuk është vonë të krijoni muskuj dhe ta riktheni linjat trupore që i kishit kur ishit 20-vjeçar”, ka deklaruar Jackson. /Telegrafi/