Njihuni me BMW M4 me 510 kuaj-fuqi (FOTO)

E publikuar: 08/03/2015 23:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prodhuesi gjerman i veturave ka prezantuar një ri-krijim të modelit M4 në Gjenevë, që duket të jetë madhështor.
Kompania specialiste për përmirësime e BMW – AC Schnitzer – ka sjellë një model të përmirësuar të BMW në Gjenevë, duke i dhënë kështu edhe një emër të ri.

I quajtur si “ACS4 Sport”, vetura ka marrë një përmirësim të madh në motor ku nga 431 kuaj-fuqi tani prodhon 510 kuaj-fuqi dhe 476 çifte rrotulluese, transmeton Lajmi.net.

Një marmitë e re është vendosur prapa veturës me një zvogëlues të zhurmës përderisa i gjithë trupi i veturës është i mbuluar nga fibrat e karbonit.

Vetura gjithashtu ka marrë një spoiler të ri, krah anësor të ri, pasqyre të jashtme prej karboni dhe rrota të mëdha 20 inç.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë e këtij modeli të bukur:

469544469545469550469551469552469553469554469555469546469549