Njihuni me berberin turk, i cili në vend të gërshërëve përdor zjarrin (Video)

E publikuar: 03/05/2018 06:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klientët e një berberi vërtet ulen në karrigen e nxehtë, pasi atyre u bëhen frizurat duke përdorur teknikë interesante me zjarr.

Kadir Demirel nga Kapsalon i Stambollit që jeton dhe vepron në Holandë, ka hequr dorë nga gërshërët dhe në vend të tyre përdor një materie ndezëse, me të cilën ua prenë flokët klientëve, transmeton Telegrafi.

Pamjet e publikuara më poshtë janë filmuar brenda sallonit të Demirel, i cili përdor krehër dhe materie me precizitet.

“Këtë teknikë të prerjes së flokëve e kam mësuar gjatë një kursi të mbajtur në Turqi. Kjo metodë është përdorur gjithmonë në këtë vend edhe pse dikujt mund t’i duket e pazakontë”, ka deklaruar 39-vjeçari. /Telegrafi/