Njihuni me 9 qytezat më të izoluara në botë

E publikuar: 06/01/2016 11:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur banorët e këtyre komuniteteve të largëta, thonë se jetojnë në mes të askundit, ata nuk e teprojnë. Të vendosur 1.500 milje larg bregut më të afërt apo 5600 metra mbi nivelin e detit, këto janë 9 qytezat më të izoluara, ku ju nuk do të mund të përshtateshit dot.

Edinburgu i Shtatë Deteve, Tristan da Cunha

1
I vendosur 1.243 milje larg nga vendbanimi më i afërt, ky fshat në ishullin jugor të Atlantikut, është konsideruar si një ndër komunitetet më të izoluara në botë. Qyteza u emërtua kështu, për nder të Dukës së së Edinburgut që e vizitoi ishullin në vitin 1867, por sot i referohet zakonisht si “vendbanimi” i 300 personave. Mënyra më e shpejtë për të mbërritur atje, është duke kryer një udhëtim 6-ditor me varkë nga Afrika e Jugut, fqinja më e afërt kontinentale e ishullit, 1.491 milje në lindje. Përveç një faune të egër tejet të gjallë, ishulli është shtëpia e një vullkani ende aktiv në qendër të tij. Kur ai shpërtheu në vitin 1961, popullsia u detyrua të evakuohej në Angli, por fatmirësisht dëmet ishte minimale, dhe shumica e banorëve u rrikthyen disa vjet më vonë.

Uitier, Alaskë

2

Ka vetëm një rrugë kryesore që të çon apo të nxjerr nga kjo qytetezë e jugut të Alaskës, dhe ajo kalon nëpër një tuneli të gjatë 2.6-milje, me një korsi të vetme që mbyllet gjatë natës. Popullsia rritet ndjeshëm gjatë muajve të verës, por në dimër Uitier nuk ka ma shumë se rreth 200 banorë. Shumica e popullsisë jeton së bashku në një godinë 14-katëshe të quajtur, e cila ka në brendësi ambjente për dyqane, zyrën postare, kishën dhe magazina.

Vila Las Estrelas, Antarktidë

3

Një nga vetëm dy vendbanimet civile në të gjithë kontinentin e akullt, ishulli i Vila Las Estrelas i ka të gjitha elementët e një qyteze të vogël. Fshati me 100 banorë (edhe më pak se kaq gjatë muajve të dimrit) ka një palestër, kishë, zyrë postare, dhe një dyqan dhuratash për turistët. Qyteti krenohet se ka qasje në internet, por që është i rezervuar për përdorim ekskluziv nga 3 kompjuterat e shkollës.

La Rinkonada, Peru

4

I ndodhur rreth 5600 metra mbi nivelin e detit, La Rinkonada në Andet peruane, është vendbanimi më i lartë i njeriut në tokë. Pavarësisht nga mungesa e ujit të pijshëm dhe lartësisë së jashtëzaonshme, qyteti ka një popullsi prej rreth 50.000 banorësh. Elementi më tërheqës nuk është peisazhi, por miniera e arit e vendosur nën akullnajën masive, La Bella Durimiente, mbi qytet.

Fshati Supai, Arizona

5

Fshati Supai në rezervatin Havasupai në Arizona të SHBA-së, është i arritshëm vetëm nëpërmjet helikopterit ose duke ecur në një shteg prej 8 miljesh, që e lidh atë me rrugën më të afërt. Pavarësisht vendndodhjes së tij të largët, fshati ende arrin të tërheqë turistë çdo vit, falë dy pasurive të tij Kanionit të Madh dhe Ujëvarës Havasu. Supai mbetet një nga rrugët e vetme në SHBA, ku posta shpërndahet ende nëpërmjet mushkave

Kuber Pedi, Australi

6

Njëqind vjet më parë, një adoleshent revolucionarizoi industrinë minerare të opalit në Australi, kur zbuloi një gur të çmuar në një zonë të largët në jugun e vendit. Terreni i pamëshirshëm shkretëtinor, nuk ishte një vend ideal për një qytet minierash, kështu që shtëpitë në Kuber Pedi u ndërtuan nën tokë. Sot popullsia, më pak se 2 mijë banorë, gëzon qasje në një bar të nëndheshëm, galeri arti nëntokësore, dhe tre kishat nëntokësore. Përveçse siguron sasinë më të madhe në botë të opalit, Kuber Pedi nxjerr shumë të ardhura edhe nga turistët kureshtarë.

Longierbjen, Norvegji

7

Qyteti skandinav i Longierbjenit është aq larg në veri, sa është më afër me Polin e Veriut sesa me Oslon, kryeqytetin e Norvegjisë. Vendndodhja në Arktik, bën të ketë temperatura të ftohta gjatë gjithë vitit, dimër të gjatë dhe një errësirë të plotë gjatë kësaj stine. Shtëpitë janë ndërtuar në një mënyrë të tilla që të mund të shmangin shkrirjen e tokës poshtë tyre, për të shmangur kësisoj ndonjë shembje të mundshme. Pavarësisht këtyre kushteve të vështira, Longierbjeni tërheq vizitorë nga e gjithë bota. Me më pak se 3000 banorë, në qytezë gati një e treta janë të huaj. Këtu spikat norma shumë e ulët e kriminalitetit, e cila është e ndihmuar nga fakti se është e paligjshme të jetosh në Longierbjen pa një punë apo një adresë të përhershme. (Është ndërkohë e paligjshme të vdesësh, sepse është shumë ftohtë që trupi të mund të dekompozohet) Krimi është shumë i ulët, edhe pse pronësia e armëve është jashtëzakonisht e lartë, por kjo për t’u mbrojtur ndaj kërcënimit që vjen prej arinjve polare. Rreziku është në një nivel të tillë, saqë policia po zbaton një ligj që cilido që del jashtë kufijve të qytetit, duhet të mbajë një armë dhe të dijë si ta përdorë atë.

Palmerston, Ishujt Kuk

8

Ishulli i largët i Palmerstonit në Paqësorin e Jugut, u zbulua për herë të parë nga anglezi Uilliam Marsters 150 vjet më parë. Sot, vetëm 3 nga 62 banorët që ka gjithësej ishulli, janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Marstersit dhe 3 grave të tij (që rastisën të ishin kushërira me njëra-tjetrën). Pjesë e Ishujve Kuk, Palmerston përbëhet nga ishuj të vegjël ranorë, të lidhura ndërmjet tyre një vijë koralore rrethore. Oqeani jashtë unazës është shumë i trazuar, kështu që ishulli është i arritshëm vetëm nëpërmjet anijeve. Për të mbërritur në Palmerston, përveç jahteve të mëdhenj apo anijeve turistike, mund të provohet edhe një udhëtim me anijet e mallrave, që sjellin dy herë në vit furnizime për ishullin.

Oazi Siva, Egjipt

9

Ashtu si në rastin e çdo oazi të vërtetë, shkuarja në Siva nuk është një piknik. I rrethuar nga qindra kilometra të shkretëtirës Sahariane, fshati i largët arrihet më mirë përmes një makine të mirë apo një udhëtimi gjatë natës me autobus nga Kajro. Turistët kanë mundësi të kontaktojnë me komunitetit idilik Asherimët, ullishtet dhe burimet e ujit të freskët. Vetëm këtë vit u ndërtua një central me energji diellore në qytezë për të siguruar energjinë elektrike. Nuk ka asnjë shërbim celular, dhe pozita e izoluar e oazit i ka mundësuar kulturave fisnore berbere dhe banorëve, të mbeten kryesisht të pandryshuar përgjatë shumë shekujve.