Me punue si shoqnuese luksi, ose qysh i themi na ne Prishtine – ‘sponzorushe’ – nuk asht profesion shumë i njoftun në vendin tone, po i përhapun shumë në Dubai. Njana prej këtyne shoqnueseve, Alma, tregon ma tepër për këtë zanat, i cili paguhet 200 euro/ora, apo 1500 euro për natë.
“Për herë të parë në Dubai, kam shkue para pesë vjete. Shkova me nji shoqe timen mbasi e kishim lanë me e ba nji udhëtim. Për eskortat kisha ndigjue se ishin shoqnuese luksi. Shkoj në nji nga lokalet e natës atje, dhe nji prej njerëzve ma të pasun donte me ma ofrue nji pije. U shkëput nga turma dhe ma ofroi. Sot kam çdo gja që du, veshjet, baj jetën që kam dashte gjithmonë. Nji person që ka dëshirë që unë me i ofrue atë shërbim ma sjellë shoferin e tij personal në hotel. E hamë mëngjesin bashkë dhe nëse ka dëshirë me ma dhanë naj dhuratë, e ban këtë. Mandej vazhdojmë me takime të ndryshme me njerëz të randesishëm.
Mosha ma e preferueme për nji eskorte në Dubai asht rreth 22-23 vjeçare”, kallxon Alma.
“Unë për momentin ndihem shumë mire. Arrij me i plotësue nevojat e mia dhe e kam ndërmend me ba për nji kohë të pacaktueme. Çmimet për nji eskortë janë 200 euro për 1 orë ose 1500 euro për të gjithë natën”, shton Alma./rrokum.tv/