Nëna e njëvjeçari që vdiq pasi u lidh nga shiriti i roletave, ka thënë se ndihet e mpirë dhe e shkatërruar nga tragjedia.
Natasha Ogden, nga Oldham, Greater Manchester, tregoi si e la djalin e saj Kane Davidson duke luajtur në shtëpi me vëllanë e tij për një moment të shkurtër për të shkuar në banjë. Kur u kthye pas vetëm disa sekondash, ajo tha se djali ishte zhdukur, raporton Manchester Evening News.
Natasha eci rreth shtëpisë para se të dallonte reflektimin e tij në dritaren e dhomës së saj dhe mendoi se djali po luante fshehurazi. Por për dëshpërimin e saj, Kane u ngatërrua në shiritin e roletave.
Britmat rrëqethëse të Natashës u dëgjuan nga një fqinj, i cili e ndihmoi ndërsa priste që të vinin mjekët. Por në kohën kur Kane i vogël u transferua në Spitalin e Fëmijëve të Manchesterit, tashmë ishte tepër vonë pasi ai kishte pësuar traumë në tru, dhe ishte futur në koma.
Natasha, e cila mbushi 23 vjeç një ditë pas tragjedisë, është zotuar se nuk do ta festojë më ditëlindjen e saj.


















