Njësia Speciale e Kosovës (FIT) ka paralajmëruar protestë lidhur me paknaqësitë e pagave, shtesave si dhe rrezikshmërinë në vendin e punës.
Sipas burimeve të Kanal10 protesta është e thirrur me datën 1 nëntor në orën 12:00 para Qeverisë së Kosovës.
Gjithashtu paknaqësi ka edhe te njësitë e tjera, Sindakata e Policisë së Kosovës tashmë ka reaguar duke i cilësuar këto shtesa si të dinjitetshme dhe të papranueshme.
Në anën tjetër pas lajmit se Qeveria e Kosovës ka propozuar që të rritet vlera e shtesave të rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ka reaguar Sindikata e këtyre të fundit.
Imer Zeqiri, kryetari i kësaj sindikate, ka thënë që në bazë të informacioneve të mediave sot për këtë propozim, niveli i shtesave mendon se do të jetë “i papranueshëm”.
“Si sindikatë do të reagojmë konform kërkesave të Policisë. Me atë se çfarë ballafaqohet policia, çdo polic është i rrezikumë me shëndet dhe punë,” – u shpreh ai, duke përmendur 23 policë të vrarë, prej të cilëve 90% ishin policë të patrullave.
“Për mua është e papranueshme kjo shumë,” – raportohet të ketë thënë Zeqiri.
Kryeministri i Kosovës në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës që u mbajt sot, u shpreh se propozimi në fjalë përfshinte shtatë kategori të pozitave në Policinë e Kosovës që ishin subjekt i rrezikshmërisë.


















