Njësia e aviacionit të SHBA, Zvicrës dhe Hungarisë në KFOR kryejnë fluturime në gjithë Kosovën

E publikuar: 23/05/2025 18:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

KFOR, misioni i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se sot njësitë e aviacionit të tre shteteve të ndryshme kanë kryer fluturime në formacion në gjithë Kosovën.

Në një postim në Facebook, KFOR-i bën të ditur se të përfshirë ishin ushtarë të Hungarisë, Zvicrës dhe ShBA-së.

“Duke u nisur nga Kampi Bondsteel, pilotët dhe anëtarët e ekuipazhit të një AS532 Cougar nga Forcat e Armatosura Zvicerane, një H145M nga Forcat Mbrojtëse Hungareze dhe tre UH-60 Black Haëks nga Ushtria Amerikane praktikuan procedurat e përbashkëta të ngritjes, fluturimit në formacion dhe uljes”, thuhet në njoftim.

KFOR-i shton se anëtarët e ekuipazhit nga tre vendet ishin në gjendje të koordinonin procedurat dhe teknikat për të naviguar, komunikuar dhe vepruar së bashku.