Shumë do të donin që të deheshin pa shpenzuar, por ky nuk është rasti i Nick Hess, i cili mjafton të hajë patate të skuqura për të t’ia arritur qëllimit.
Nick vuan nga një sindromë e rrallë, për shkak të së cilës, stomaku i tij prodhon maja me shumicë dhe kthen çdo lloj karbohidrati në alkool.
Duke folur për gazetën britanike Mirror, Nick tregon se fillimisht nuk e kuptonte përse kishte probleme me stomakun, marrje mendsh e të vjella si të kishte pirë alkool, ndërsa bashkëshortja e tij dyshonte se ai ishte i alkoolizuar.
Por, pas shumë kontrolleve mjekësore, Hess u diagnostikua me këtë sëmundje të rrallë.