Në historinë e humbjes së papritur të pasurisë, Li Hejun mund të ketë thyer rekordin.
Li, i cili ishte personi më i pasur në Kinë deri para një jave, pa të humbte 15 miliardë dollarë në vetëm gjysëm ore ndërsa aksionet e kompanisë së tij Hanergy Thin Film Group u përgjysmuan.
Tregtimi i aksioneve u ndërpre të mërkurën dhe Li nuk morri pjesë në takimin vjetor të kompanisë.
Shumë prej miliarderëve kanë parë që pasuritë e tyre të përgjysmohen me kalimin e kohës, por asnjë nuk ka arritur të humbë kaq shumë në një periudhë kaq të shkurtër kohore, 15 miliard dollarë në 30 minuta.
Pasuria e Li-së ishte rreth 30 mln dollarë para humbjes së aksioneve.
Para rënies, aksionet e kompanisë ishin rritur më shumë se 5 herë që nga shtatori, thonë analistët.
Reuters raporton se rregullatorët e Hong Kongut janë në kërkim të manipulimit të pretenduar të tregut të aksioneve.
Në një mënyrë të ngjashme, edhe manjati i pajisjeve elektronike të Hong Kongut, Pan Sutong, humbi më shumë se 11 miliardë këtë javë pasi aksionet e dy kompanive, Goldin Financial dhe Goldin Property, u mbyllën më shumë se 40%.
Pasuria e Pan, ishte 28 miliard dollarë, duke e bërë atë njeriun e dytë më të pasur në Hong Kong./tesheshi.com/