Njeriu me shputat më të mëdha në botë, kryen matjet për një palë këpucë të reja (Foto)

E publikuar: 07/06/2018 03:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jeison Rodrigues nga Venezuela, nuk mund të luajë ndonjëherë bowling, por me krenari ka treguar para kamerave, që i ka shputat më të mëdha në botë.

I riu 22-vjeçar është dashur të udhëtojë për në Gjermani, te një specialist i këpucëve, ku i ka bërë matjet për një palë këpucë të reja, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, atij ia kanë punuar special të gjitha mbathjet, por kësaj radhe udhëtoi për herë të parë jashtë vendlindjes, për të vizituar këpucëtarin.

Rodrigues nuk mund të blejë këpucë sa herë dëshiron

Ky njeri që është i gjatë 2.2 metra, shputën e majtë e ka të gjatë 39 centimetra, teksa të djathtën 40 centimetra.

Ai vuan nga një çrregullim fizik, i cili ka bërë që shputat t’i rriten në masë të madhe, por që nuk i shkakton ndonjë dhimbje.

Krahasimi me një këmbë normale

Për shkak se nuk gjente këpucë apo atlete, atij ia improvizonin një palë nga materiali i xhinseve, por edhe ato shqyheshin shpejtë.

Prej se e gjeti këtë këpucëtar gjerman para gjashtë vitesh, atij i sigurohen këpucë ortopedike, por që asnjëherë deri tani nuk i kanë rënë tamam si duhet. /Telegrafi/