Njeriu me penisin më të vogël të Britanisë sapo është angazhuar në një fushatë me sloganin: “Nuk ka asgjë të keqe me një krim të vogël”.
Ant Smith, i njohur për penisin më të vogël në Britani të Madhe është fytyra e re e Thriva, shërbimi i parë parandalues shëndetësor në botë që lejon njerëzit të kryejnë teste proaktive të gjakut.
Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për 50-vjeçarin, penisi i të cilit është deri në 5 centimetër i gjatë kur është “i dobët” dhe deri në 9 centimetër kur është “aktiv”.
Ai, siç thuhet më tej, e ka ofruar imazhin e tij për ta vendosur në tabela në gjithë Londrën, si pjesë e një fushate.
Smith, i cili jeton me gruan e tij Christine në Barking, në lindje të Londrës, tha: “Kjo fushatë me Thriva është mënyra e përsosur për të përhapur fjalën për shëndetin parandalues, shëndetin e mirë mendor dhe shëndetin e mirë fizik, atë që është në brendësi të trupit, jo vetëm jashtë”. /Telegrafi/