Njeriu më i vjetër në botë, u nda nga jeta në moshën 117-vjeçare (Foto)

E publikuar: 16/09/2017 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Violet Mosse Brown nga Xhamajka, që ishte personi më i vjetër në botë deri më tani, u nda nga jeta pasi mbushi 117 vjet.

E njohur si Teta V nga familjarët dhe miqtë, ajo ka lindur në Trelawny, më 10 mars të vitit 1900, ndërsa tërë jetë e saj të gjatë e ka kaluar në atë qytet, transmeton Telegrafi.

Më 15 prill të këtij viti, atë e kanë emëruar si Njeriu më i Vjetër në Botë, pasi kishte dokumente zyrtare që dëshmonin ditën e lindjes.

Brown që jetoi 117 vjet

Me këtë rast, ajo ia ka kaluar Emma Moranos nga Italia, që ishte njeriu i fundit që jetoi në tre shekuj, pasi kishte lindur më 1889 ndërsa ndërroi jetë më 2017.

“Kur më pyesin njerëzit për sekretin e jetëgjatësisë, nuk di çfarë t’ju them. Unë ha gjithçka pos mishit të pulës dhe derrit, ndërsa nuk pi rum apo gjëra të tilla”, ka thënë Brown gjatë një interviste, kur kishte mbushur 110 vjet.

Si e re, ajo kishte punuar në plantacion ku është marrë me kultivimin e panxharit të sheqerit. Me kalimin e kohës jeta saj është përmirësuar, pasi është bërë sipërmarrëse dhe kishte në pronësi depon e vetme të bukës në zonë. /Telegrafi/