Punëtorët civil në Brazil po thonë se e kanë zbuluar njeriun më të vjetër në botë – një 131 vjeçar, baba i tre fëmijëve që jeton së bashku me gruan e tij 69 vjet më të re.
Libri i Rekordeve Guinness, njeh 112 vjeçarin, Yasutaro Koide nga Japonia si njeriun më të vjetër në botë, transmeton Klan Kosova.
Kurse gruaja franceze, Jeanne Calment, që ka vdekur në moshën 122 vjeçare në vitin 1997 e mban rekordin për personin më jetëgjatë ndonjëherë në botë.
Punonjësit socialë të sigurisë në Acre në veri të Brazilit, sot kanë publikuar jë foto të Joao Coelho de Souza së bashku me një çertifikatë të lindjes së datës 10 mars 1884.
Në dokument shihet se ai ka lindur në qytetetin Meruoca në Ceara dikund 3 mijë kilometra larg qytetin Acre.
Një koleg i nënpunësit civil bëri një vizitë rutinë për të konfirmuar nëse ai vazhdon të jetë gjallë, e pasi e kuptoi që ai ishte ende gjallë kërkoi nga qeveria e shtetit që Joao të regjistrohet në Librin e Rekordeve Guinness.
Vajza e tij, Cirlene Souza, është vetëm 30 vjeçare dhe ka lindur kur babai i saj ishte 101 vjeç.
“Ka ditë kur ai është i kthjellët dhe në disa ditë të tjera ai nuk i njeh as fëmijët e tij”.
Cirlene tregon se babai i saj ishte shumë i sëmurë përpara gjashtë viteve, mirëpo për fat tani është më mirë dhe ende vazhdon të hajë tre herë në ditë.
Ushqimi i tij i preferuar është orizi, peshku dhe mishi.
Kennedy Afonso, është punëtori i sigurimit që ka postuar fotografitë e Joao dhe çertifikatën e tij të lindjes në Facebook.
“I kam pyetur fëmijët e tij nëse ndonjëherë ndokush e ka intervistuar, mirëpo për çudi askush nuk është interesuar për të deri tani”.
“Menjëherë fillova të mendoj se ku janë historianët, sepse sipas fëmijëve të tij ai vazhdon të jetë i kthjellët dhe ka shumë histori për të treguar”.
“Apeloj tek qeveria që sa më shpejtë të aplikojnë për në Librin e Rekordeve sepse ky është njeriu më i vjetër në botë. Dhe po, ai është na vendi ynë”, ka shkruar Afonso në Facebook.