Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 04:40 në Çagllavicë, ku si pasojë e plagëve që ka marrë ka vdekur një 35-vjeçar me inicialet A.A, raporton Express.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshië një automjet (me targa të huaja). Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person, i cili nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i viktimës : A.A mashkull, 35 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Ndërkohë, mediat kanë publikuar pamje pas aksidentit, ku shihen qytetarë duke vrapuar për ta nxjerrë viktimën nga vetura.
Në këto pamje, shihet edhe që vetura kishte marrë flakë pas aksidentit.