Pas 56 vitesh, astronautët e “Artemis II” kanë thyer rekordin për distancën më të largët nga Toka, të mbajtur më parë nga ekuipazhi i misionit Apollo 13 të vitit 1970.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga ekuipazhi i misionit Apollo 13 në vitin 1970, kur astronautët ishin 400,171 kilometra larg planetit tonë.
Misioni Artemis II e tejkaloi këtë rekord me rreth 6,600 kilometra, duke arritur një distancë maksimale prej 406,771 kilometrash, ka transmetuar Panorama
Në bordin e anijes kozmike Orion, ndodhen astronautët Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen.

















