Me popullsinë e botës që po rritet çdo ditë e më shumë dhe ndërtesat gjithnjë e më të mëdha, njerëzve do t’u shtohet nevoja për shumë gjëra.
Kështu, një koncept se si do të duken qytetet në të ardhmen vjen nga Stokholmi, aty ku parashihet që ndërtesat të ndërtohen me hapësira publike, të gjelbëruara, me rrugë që çojnë në njëra-tjetrën pa pasur nevojë që njerëzit të zbresin nga ndërtesat dhe shumëçka tjetër!
Por, atraksioni i vërtetë do të jenë çatitë e ndërtesave përplot kopshte. Ndërtesat do të jenë të lidhura me ndërtesa, dhe rrugët do të jenë në ajër, shkruan Gazeta Express.
Plani është bërë nga arkitektët e Anders Berensson Architects. Vëmendja kryesore në këto dizajne është përqendruar tek çatitë me kopshte.
Njerëzit e së ardhmes në Stokholm do të ecin në rrugët në ajër për të shkuar nga një vend në tjetrin, që është një ide me të vërtetë mahnitëse.