Njerëzit e fortë të PDK e LDK, janë favorit për Bordin e Ibër Lepencit! (DOKUMENT)

E publikuar: 15/09/2015 22:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga 121 kandidatët të intervistuar me gojë për anëtarë të bordit në nërmarrje publike, janë përzgjedhur 15 prej tyre, të cilët nesër do të jenë si pikë e rëndit të ditës nga mbledhja e qeverisë ku dhe bëhet votimi i tyre.

Përzgjedhja e tyre u bë nga komisioni i cili u takua me 250 kandidatë konkurrent, më 2 shtator të këtij viti, ku dhe nga ta, 121 kandidatë u përzgjodhën pë intervistë më gojë. Në bazë të listës duhet të shkojnë 5 kandidatët e parë me më shumë pika, raporton gazetablic.com

Gazeta Blic ka arritur ta siguroj edhe një dokument ku shihen të listuar kandidatët, të cilët do të kalojnë në votim në mbeldhejn e qeverisë. Gjithashtu në dokument janë të paraqitura edhe pikët nga intervista. Në pesëshen e parë është edhe Muharrem Xhemajli, kandidat i PDK-së për deputet dhe ish- udhëheqës i shoqatës së veteranëve të Luftës së UCK-së.

Sipas kësaj liste që e ka siguruar Gazeta Blic, në garë është edhe djali i Sami Lushtakut i 15’ti sipas pikëve, Mërgimi, si dhe ish- drejtori ekzekutiv i PTK-së Ejup Qerimi.

Gjithashtu si anëtarë të bordit komisioni nuk ka lënë pa përzgjedhur edhe nga LDK-ja e ai është i radhitur si i 3’ti në listë, pra bëhet fjalë për Ejup Visoka.

(Gazeta Blic)12007272_959306704105168_762551485_n (2)