Pas daljes publike në protestën e 8 Dhjetorit të grupit ‘KRAH’, sot janë shfaqur disa të rinj me maska të bardha të cilët kanë krijuar një kordon.
E ndërsa Korpusi Rinor Azem Hajdari kishte simbolet e tij dhe dallohej nga një lloj uniforme me xhupa të zinj, ky grup i sotëm është një risi.
Ende nuk dihet roli i tyre dhe simbolika e maskës, por ata janë vendosur përballë policisë, raportojnë mediat në Shqipëri.